Seanca për Presidentin e ri u ”dogj”/ Vasili: Risia e Edi Ramës abortoi, do zgjedhë rripin e tij të mesit

Raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit u ”dogj”, pasi në Kryesinë e Kuvendit nuk u pa asnjë kandidat.

Pas seancës në Kuvend që zgjati pak minuta, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili tha për mediat the kryeministri Edi Rama ka ende etjen e pashuar për të rrëmbyer institucionin e Kreut të Shtetit.

”Duhet shënuar në rekord kjo farsë. Rama nuk ka seriozitet dhe nuk është shtetar. Ka atë qëllim të vjetër, etje të pashuar për të rrëmbyer institucionin e Kreut të Shtetit. Me 71 vota sa ka, do zgjedhë rripin e tij të mesit për ta çuar në Presidencë. Akti i parë u luajt dhe komedia u luajt sot me 5 sekonda”.

SHKARKO APP