Seanca për rusen Svetlana Timofueva, e akuzuara: Kam kërkuar azil në Shqipëri

Vijon që të shtyhet seanca gjyqësore ndaj shtetases ruse Svetlana Timofueva. Gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar ditën e sotme në Gjykatën e Elbasanit, Prokuroria ka refuzuar kërkesën për ekstradim të Timofueva-s dhe për faktin se kjo shtetase është në shqyrtim edhe për akuza të tjera në Shqipëri.

Avokati i Timofueva-s ka deklaruar se shteti rus ka hequr dorë nga mbrojtja duke e vënë jetën e saj në rrezik. Po ashtu pala mbrojtëse pajtohet me Prokurorinë se kërkesa për ekstradimin e shtetas ruse Svetlana Timofueva duhet rrëzuar.

Sot ka folur për herë të parë e pandehura. ”Jam dakord që kërkesa e federatës ruse duhet rrezuar. Gjithashtu kam bërë kërkesë për azil në Republikën e Shqipërisë. Dhe jam dakord të qëndroj në Shqipëri dhe të mos më dërgojnë në federatën ruse”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?