Seanca plenare, sot deputetët flasin katër orë për “hallet” e njerëzve
Sot, ndonëse një ditë e hënë, është parashikuar të ketë seancë plenare.
Në orën 10.00, deputetët do të diskutojnë për katër orë problemet e qytetarëve, pasi sipas rregullores së re një herë në muaj deputetët dalin në ‘terren’ në zonat e tyre dhe në seancën e radhës diskutojnë problemet e evidentuara.
Kështu, javës që shkoi nuk pati Kuvend, për shkak se deputetët duhet të dalin “në terren”.
Sipas Kuvendit, koha e diskutimeve ndahet në mënyrë të barabartë mes shumicës dhe pakicës, duke marrë parasysh edhe deputetin e pavarur ose deputetin jashtë grupeve parlamentare.
Koha e diskutimit brenda shumicës ose pakicës ndahet në proporcion me madhësinë e grupeve dhe numrin e deputetëve të pavarur ose deputetëve jashtë grupeve parlamentare.