Seanca të enjten në Kuvend, Hasa: Të gjithë deputetët e PD-së do votojnë pro arrestimit të Berishës

Sot PD-ja zyrtare votoi pro kërkesës së SPAK-ut, duke bërë që Këshilli i Imunitetit dhe Mandateve në Kuvend t’i hapë rrugë përpilimit të raportit që do t’i paraqitet seancës plenare, ku pritet miratimi i kërkesës për arrestimin e Sali Berishës.

Endri Hasa i ftuar në “Studio Live”, tha se qëndrimi i PD-së zyrtare ka qenë gjithmonë i njëjtë në lidhje me këtë çështje, duke theksuar se politikanët duhet të jenë të barabartë me qytetarët para ligjit.

“Qëndrimi i PD ka qenë gjithmonë në mbështetje të drejtësisë/ është qëndrim i kahershëm i joni. Çdo politikan duhet të jetë i njëjtë para drejtësisë si çdo qytetar. Duhet të shkojë para ligjit i barabartë. Ka qenë qëndrim sa herë është kërkuar heqja e imunitetit për gjithkënd. Ne jemi në mbështetje të SPAK e kemi bërë këtë që në krijimin e tij”.

Në seancën e ditës së enjte ku do të dërgohet për votim raporti që do përpilohet nga Këshilli i Mandateve, Hasa bëri me dije se do të jenë të pranishëm të gjithë deputetët e PD-së zyrtare të cilët do të votojnë pro kërkesës së SPAK për arrestimin e Berishës.

SHKARKO APP