Sefa: PS i bashkoi votat me PD për reformën zgjedhore, sot nuk i duhet se i ka 84 vota

Juristi Indrit Sefa thotë se mazhorancës nuk i duhet opozita për Reformën Zgjedhore, pasi sot i ka 84 vota. “PD-ja e ka mendjen te detajet që nuk janë thelbësore. Është e vërtetë që komisioni bipartisan duhet të jetë me veto e të gjitha me radhë, por kjo vlen kur mazhoranca nuk i ka 84 vota. Kur nuk i ka, mazhoranca do detyrohet të marrë një projekt të propozuar dhe të dakordësuar nga të gjitha palët. Sot, mazhoranca i ka 84 vota. Opozita është e “dënuar” sot që të bëjë një projekt të përgjithshëm të vizionit të saj për ndarjen administrative”, tha Sefa. Juristi shtoi se mazhoranca e ka projektin gati dhe opozita duhet të bindë qytetarët që ky projekt i mazhorancës rrit numrin e punonjësve dhe nuk sjell efektivitet.

“Duhet t’i radhisë të gjitha opozita. Për Reformën Zgjedhore të kaluar, mazhoranca nuk i kishte 84 vota. Ishte e detyruar të bënte një Reformë Zgjedhore në bashkëpunim me të gjitha palët në Parlament. PD-ja atëherë depozitoi ndryshimet ligjore në Parlament që në vitin 2023. Kanë qenë ndryshime të detajuara. Erdhi PS-ja, propozoi një variant i cili do bënte primin. PD-ja e refuzoi dhe tha se listat e hapura janë të pandryshuara.

Nuk u ra dakord edhe me propozimin për ta bërë 7000 vota pragun elektoral. Diskutimi ishte i gjithë te votimi elektronik dhe votat me postë. Çfarë bëri mazhoranca? Mbylli komisionin, duke thënë se i mbaroi afati pa produkt, shpiku një mekanizëm parlamentar, Grupin e Dialogut. U mblodh dhe votuan ndryshimet që i vunë kazmën listave të hapura. Rama atëherë e bëri se nuk kishte 84 vota, tani nuk ka më nevojë as për opozitën, ia vë vetë kazmën”, shtoi Sefa.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?