Segmenti rrugor Tiranë-Durrës më i mbingarkuari nga trafiku, policia merr masa

 

Sezoni turistik ka filluar. Edhe pse në kohë fushatë, adhuruesit e plazhit nuk i pengon që të frekuentojnë bregdetin. Për këtë policia ka ndërmarrë një plan masash për kryeqytetin për menaxhimin e sezonit turistik, duke njohur qytetarët me segmentet rrugore më problematike dhe me trafik të shumtë.

Sipas policisë segmenti rrugor më fluksin më të madh është Tiranë-Vorë-Durrës. Ky segment ka fluksin më të madh nga ora 7:00-10:00, por edhe në  orët e mbrëmjes.

Brenda Tiranës, aksi rrugor me trafikun më të madh është Rruga e Durrësit, më pas sheshi “Karl Topia” dhe sheshi “Shqiponja”, i cili është edhe një nyje lidhëse me autostradën Tiranë-Durrës.

SHKARKO APP