Sejamini: Të gjithë zyrtarët nën hetim të japin dorëheqjen. Veç kështu i afrohemi standardeve të BE

Gazetari Neritan Sejamini thotë se të gjithë zyrtarët nën hetim të japin dorëheqjen. ”Para disa muajsh u bë një peticion me profesorë, doktora, me njerëz të medias kundër nja dy individëve të cilët kishin folur për gjuhën shqipe. Ishin shqetësuar jashtë mase që këta pretendonin në mënyrë joshkencore se gjuha shqipe është e lashtë dhe i rreshtuan profesorat.

Pyetja ime është, ku janë këta profesorë doktora sot që ne kemi praktikisht një situatë ku qeveria nuk i jep fare llogari njerëzve në një moment krize, ku politikanët e korruptuar ose të akuzuar për korrupsion mbrohen me imunitet dhe nuk pranojnë të trajtohen të barabartë para ligjit, ku njerëz të cilët dyshohen se kanë shantazhuar, kanë rrëmbyer persona për të vjedhur tendera, vazhdojnë të drejtojnë agjencitë.

Ke të gjithë drejtuesit e agjencive shtetërore që akuzohen, disa janë edhe në gjyq, të Rrugëve, të KESH-it, OSSHE-së, të Bashkisë së Shkodrës, të cilët vazhdojnë të jenë në detyrë, megjithëse një pjesë janë në gjyq, të mbaruar me akuza dhe askush nuk jep dorëheqjen. Çfarë standardi është ky i qeverisjes? Është edhe i moralit individual. Dhe pse ne nuk e ngremë zërin që ky standard të zbatohet? Duam të jemi si Evropa, atëherë nëse duam të jemi si Evropa, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, drejtori i KESH-it, drejtori i OSSHE-së, drejtori i agjencisë, që janë në hetim duhet të japin që nesër dorëheqjen dhe për këtë nuk ka nevojë të çohet opozita në rrugë”, shtoi Sejamini.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?