Sejamini: Vajza e agjentit rus, e para që ka folur për dosje konfidenciale me McGonigal. Loja nisi në 2018

Gazetari Neritan Sejamini, ka bërë një renditje kronologjike të fakteve nga hetimi i Charles McGonigal. Sejamini thotë se dyshimet për McGonigal kanë nisur që në vitin 2018, kur ndihmoi vajzën e një agjenti rus, për të nisur një stazh në policinë e New York, e cila më pas ka folur se për të ka parë dosje konfidenciale.

”Hera e parë që ai është denoncuar ka qenë në verën e vitit 2018. Vajzën e një agjenti rus, e ka çuar të bëjë stazh në policinë e New York. Kjo vajza ka folur atje më shumë seç duhet, ka treguar kam miqësi me një agjent të FBI dhe ka thënë kam parë dosje konfidenciale. Deklarimi i dytë që është bërë, është nga e dashura e vetë, që nga fundi i vitit 2018 I shkruan shefit të tij dhe i thotë hetoni lidhjet me Shqipërinë. FBI ka marrë të gjithë kompjuterat dhe pajisjet elektronike të McGonigal në nëntor 2021. Pastaj është mbledhur prokuroria dhe ka kërkuar nga juria që të urdhërojë marrjen e informacioneve nga burime të tjera.

Është urdhëruar të merren informacione edhe nga qeveria shqiptare, zyra e kryeministrit dhe çdo person në lidhje me qeverinë. Pasi janë marrë këto të dhëna, na shtator 2022 ka filluar zyrtarisht hetimi duke krijuar një juri tjetër. Pastaj ka filluar hetimi me juri. Pas 4 muaj hetim, është formuluar akuza zyrtare në janar 2023. Hetimi i prokurorisë ka marrë fund dhe tani është në gjykatë.

Hetim nuk ka më, ka mbaruar. Gjatë kësaj periudhë këta kanë marrë informacion dhe mbi bazën e tyre është bërë ajo aktakuzë. Akuza në thelb përfshin tre elementë. Ka udhëtuar me Agron Nezën pa e deklaruar. Ka marrë para nga Neza pa i deklaruar. Ka shkuar në Shqipëri dhe Kosovë duke takuar funksionarë dhe nuk i ka deklaruar.

Të gjithë këtyre u ka treguar se punon për FBI, ndërkohë që e ka të ndaluar të tregojë. Në fund akuzohet se në hetimin që ka filluar për opozitën shqiptare, zotin Neza dhe Duçka i ka futur si “spiunë” që japin të dhëna, pa e deklaruar se këta kanë folur me të. Amerikanët kanë hetuar çfarë ligji i tyre është shkelur dhe nuk kanë hetuar korrupsionin në Shqipëri. Kjo nuk do të thotë që ai nuk ka bërë krime të tjera në Shqipëri”,-tha në ”MCN TV”.

SHKARKO APP