Sejdini: Nuk e lë Elbasanin pa hapur 10 mijë vende pune!

 

Kandidati i ASHE për Bashkinë e Elbasanit Qazim Sejdini ka deklaruar dje ën një takim me banorët e këtij qyteti se brenda 4 vjetësh do të punësojë së paku 10 mijë qytetarë.

Ai parashtroi disa pika të programit të tij duke shpjeguar se ku do të punësohen qytetarët e Elbasanit.

“Do të hapet një ndërmarrje për pastrimin e peshkut ku do të punësohen të paktën 300 gra nga Elbasani. Do të kemi bashkëpunim me qeverinë dhe do të thithim më shumë programe pasi në qeverinë e kaluar ishte e pamundur”, ka thënë Sejdini.

Sejdini ka thënë se në katër vjet do të bëjë shumë herë më shumë se çka mundur të bëjë deri tani.

“Nuk e lë Elbasanin pa punësuar 10 mijë qytetarë”, deklaroi ai.

Sejdini tha se ka folur edhe me ministrin e Mirëqenies Sociale Blendi Klosi për një sërë projektesh që do të rrisin punësimin në Elbasan.

Sejdini është kryetar i Bashkisë Elbasan që prej 2007.

 

SHKARKO APP