Sejdini: Pres që Elbasani dhe qytetarët të më respektojnë

Kandidati i mazhorancës për kryetar bashkie të Elbasanit, i cili kërkon një mandat të tretë, Qazim Sejdini, i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij, ka votuar sot në ZAZ-në nr. 50 në ambientet e shkollës “ Onufri”.

Pasi ka hedhur votën në kutinë e votimit, Sejdini i është përgjigjur edhe interesit të medias duke deklaruar se “pres të më respektojë qyteti dhe qytetarët, të cilët i kam respektuar dhe do t’i respektoj, do t’u fal dashuri për punën, jetën, familjen dhe gjithçka tjetër”.

Sipas tij, Elbasani i ri do të jetë Elbasan rajonal dhe do të jetë Elbasan për t’u pasur zili nga e gjithë Shqipëria.

 

SHKARKO APP