Sejko: BSH plan ambicioz për të reduktuar kreditë e këqija

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka bërë një prezantim të situatës aktuale të ekonomisë shqiptare në konferencën me temë “Sektori bankar si kontribuues në ekonomi”. Sejko deklaroi ndër të tjera se BSH ka një plan ambicioz për të reduktuar sa më shumë kreditë e këqija.

“Sistemi bankar ka ndihmuar në ecurinë pozitive të ekonomisë shqiptare. Ne jemi përpjekur që të eliminojmë sa më shumë kreditë e këqija. Banka e Shqipërisë vlerëson se sektori bankar duhet që të fuqizojë strukturat e brendshme dhe aftësitë në kredi-dhënie, duhet që të kujdeset që të ketë sa më pak kredi me probleme.

Bankat duhet t’i kushtojnë më shumë rëndësi kreditimit. Së pari, kredia ka qenë e fokusuar te ndërtimi, duke qenë i fokusuar më shumë te tregu i brendshëm. Kjo ka pasur pasoja negative, duke kufizuar fleksibilitetin ekonomisë. Banka e Shqipërisë duhet të rrisë kredisë në fusha të cilat janë realisht të nevojshme për ekonominë. Sektori bankar ka një rol kryesor në formalizimin e ekonomisë, të rrisin efikasitetin nëpërmjet rritjes së konkurrencës, si dhe të mbrohet konsumatori. Sistemi bankar ka rol të rëndësishëm në sistemin e pagesave. Kemi Strategji Kombëtare për sistemin e pagesave”, deklaroi guvernatori Sejko.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?