Sejko: Çdo destabilizim politik sjell efekte në ekonomi

Edhe Banka e Shqipërisë ngre shqetësimin për situatën ekonomike në vend. Sipas Guvernatorit Gent Sejko mungesa e stabilitetit nuk i shërben aspak rritjes ekonomike dhe përshpejtimit të reformave.

“Natyrisht cdo krizë politike cdo destabilizim politik do të kishte dhe efektet e tilla në ekonomi. Ne si Bankë Qëndrore jemi të interesuar  dhe bëjmë thirrje që të ketë gjithmonë stabilitet politik në mënyrë që ekonomia, reformat dhe prosperiteti i gjithë parashikimeve tona për një rritje ekonomike të vazhdojë në mënyrë të sukseshme.” -thekson Sejko.

Disa ditë më parë edhe Dhoma Amerikane apeloi për stabilitet politik, i cili i shërben klimës së mirë ekonomike të një vendi. Deklaratën Guvernatori Gent Sejko e bëri pas promovimit të librit ‘Paraja, Bankat dhe Shoqëria bashkëudhëtimi historik që nga fillesat deri në kohët moderne’ të autorëve profesor Anastas Angjelit dhe profesor Aristotel Pano. Një libër që jep mesazhe për krizat ekonomike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?