Sejko i bashkohet protestës së Unazës së Re, ka një paralajmërim për autoritetet
Banorët e zonës “Astirit” kanë dalë për të 57-tën ditë radhazi në protestë, ku tashmë nuk kërkojnë vetëm dëmshpërblim në vlerë 100% të banesave dhe bizneseve të prekura nga projekti i “Unazës së Madhe”, por anulimin e plotë të këtij projekti.
Ata ashtu siç kanë bërë prej 57 ditësh, sërish kanë dalë në rrugë duke bllokuar qarkullimin e automjeteve, ndërsa bëjnë thirrje kundër kryeministrit Edi Rama, kreut të ARRSH-së Afrim Qendro apo dhe ministrit të Infrastrukturës dhe Energjitikës Damian Gjiknuri.
I pranishëm në këtë protestë është edhe “Njeriu Meme” Genc Sejko, i cili organizoi protestën e Diasporës përballë Kryeministrisë.
Ai u shpreh: “Shumë mirë që opozita po ju mbështet, por mund të them se mund të ishte edhe më e madhe”, ndërsa u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen, se vetëm të bashkuar mund të fitojnë.
“Unë do të doja që t’ju jepja një këshillë, bashkohuni të gjithë. Të gjithë të bashkuar e kanë më të lehtë për të fituar”, – tha Sejko.
https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/1973352336291840/
KOHA JONË SONDAZH

