Sejko në Kuvend flet për financat e 2020: Kriza goditi industrinë dhe shërbimet

”Kriza goditi industrinë dhe shërbimet”. Kështu u shpreh guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko i cili paraqiti këtë eë enjte në seancë plenare, raportin vjetor për vitin financiar 2020. ”Banka e Shqipërisë”, tha guvernatori, parashikon një rritje me 5.3 për qind gjatë këtij viti. Po ashtu, Sejko nënvizoi se objektivi ishte lehtësimi i impaktit të krizës në ekonomi, evitimi i pasojave negative dhe Ruajtja e stabiliteti monetar e financiar.

“Me gjithë problemet e natyrshme, kemi shmangur falimentin në masë të bizneseve dhe rritjen e fortë të papunësisë. Në gjykimin tonë, ekonomia shqiptare i gëzon premisat për një rimëkëmbje të fortë në të ardhmen. Masat e distancimit e çuan Shqipërinë në recesion, rritje të papunësisë dhe vështirësi financiare për shumë biznese. Treguesit e balancave u ulën. Ekonomia humbi 43 mijë vende pune, papunësia u rrit me 11.8%.

Inflacioni mesatar rezultoi 1.6%, poshtë objektivit tonë si Bankë. Kriza goditi konsumin privat e flukset. Në veçanti u ndjenë në industri dhe sektorin e shërbimeve. Madhësia dhe kompleksiteti i goditjes, brenda fushës së kompetencës së Bankës morëm masat. Ulëm normën bazë të interesit. Lehtësuam qasjen e sektorit bankar. Miratuam ndryshime rregullatore që shtynë këstet e kredive me 6 muaj, dhe ristrukturim të tyre.

Pezulluam shpërndarjen e dividentit për sektorin bankar. Eliminuam kostot e platformave elektronike të bankave. Duke sugjeruar pagesa elektronik. Masat e marra kanë qenë efektive në reduktimin e ndikimeve nga pandemia. Tregu financiar rezultoi i qetë”.

SHKARKO APP