Sejko: Niveli i kredive të shtyra deri më tani është 2 miliardë euro ose 21 mijë raste
Shuma e kredive të shtyra nga bankat e nivelit të dytë është 2 miliardë euro.
Kështu bëri me dije guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë ditën e sotme.
Sejko shtoi se po shqyrtohet mundësia e një reagimi të dytë nga Banka e Shqipërisë.
Gent Sejko: Aktualisht niveli i kredive të shtyra është deri dje 2 miliardë euro ose 21 mijë raste. Bankat janë duke proceduar dhe do të ketë një sasi më të madhe të kredive të shtyra. Kemi parë një reagim shuam pro-aktive në raport me shtyrjen e kredive, për shkak të vështirësive financiare.
Ne po shikojmë situatën financiare që kanë bankat dhe bizneset, dhe ndikimi që ka shtyrja e këtyre kësteve. Po ashtu edhe mundësinë e një reagimi nga Banka e Shqipërisë pas tremujorit të parë. Jo të gjitha bizneset do të preken njëlloj. Ne si Bankë e Shqipërisë po marrim në shqyrtim një reagim të dytë.