Sekretari i Ministrisë së Financave nën hetim për shpërdorim detyre, Ibrahimaj: Jam në dijeni

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delinda Ibrahimaj ka konfirmuar se prokuroria po heton Sekretarin e Përgjithshëm të ministrisë së ajo drejton, për shpërdorim detyre.

E pyetur nga gazetarët, Ibrahimaj tha se është në dijeni të rastit dhe do të jetë prokuroria ajo që do të japë rezultatet e hetimit, pa dhënë shumë detaje.

“Sigurisht që jam në dijeni dhe Prokuroria do bëjë punën e vet. Ministria e Financave dhe Ekonomisë kryen pagesa dhe ka në funksionin e vet primar kryerjen e pagesave përmes thesarit për llogari të qeverisë. Prokuroria po bën punën dhe jam e bindur që do dalë me rezultat e veta”, tha ministrja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?