Sekretari i Ministrisë së Jashtme greke viziton Fredi Belerin në burg, shoqërohet nga ambasadorja greke

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme Greke Ambasador Throharis Lalakos do të vizitojë në qeli kreun e Omonias së Himarës dhe njëkohësisht edhe fitues i zgjedhjeve në këtë bashki, Fredi Beleri.

Sipas njoftimit për shtyp të Ministrisë së Jashtme Greke, diplomati i lartë grek do të vizitojë Belerin në ambientet e paraburgimit në Tiranë, i shoqëruar edhe prej ambasadores Greke në Shqipëri, Kostandia Kamici.

Vizita do të përqendrohet në kushtet e paraburgimit dhe gjendjen shëndetësore të Fredi Bejlerit,sqaron ministria e Jashtme Greke.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë,me urdhër të ministrit të jashtëm grek Nikos Dendias,ambasadorja greke në tiranë ka marrë udhëzime për ti siguruar familjes së tij mbrojtjen e nevojshme,ndërsa në dispoizicion të familjes janë vendosur edhe disa avokatë të cilët do të vazhdojnë betejat e tij ligjore me drejtësinë shqiptare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?