Sekretari i Omonias, Suli ”rrëzon” Athinën: Beleri s’po mbahet në burg se është grek
Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi kërkesën e Fredi Belerit për t’i hequr masën “arrest në burg”. Sekretari i OMONIA-s në Himarë, Marin Suli ka deklaruar se Beleri nuk po mbahet në burg për faktin që është grek.
Me këtë deklaratë ai ka rrëzuar pretendimet e Vangjel Dules por edhe të vetë Belerit e Athinës zyrtarë që pretendon se i zgjedhuri për të drejtuar Himarën po ndiqet penalisht për faktin se është grek.
“Të gjithë e dinin që do refuzohej kërkesa e Belerit sot. Beleri nuk po përndiqet se është grek. Beleri në burg vetëm sepse nuk i pëlqen Ramës”,-tha në ”Report TV”.