Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte: Zelensky të përmirësojë marrëdhëniet me Trumpin

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte deklaroi se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy duhet të gjejë një mënyrë për të përmirësuar marrëdhëniet me presidentin amerikan, Donald Trump.

Në një intervistë për BBC, Rutte tha se ka folur dy herë në telefon me Zelenskyn pas përplasjes së tensionuar verbale midis tij dhe presidentit amerikan, Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Duke vënë në dukje se ai ka folur edhe me Trumpin përmes telefonit, Rutte tha se nuk është i autorizuar të thotë se çfarë është diskutuar gjatë bisedave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shefi i NATO-s tha se ai i ka thënë Zelenskyt se ”ajo që Trump ka bërë për Ukrainën deri më tani duhet të respektohet”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rutte tha se grindja mes Trumpit dhe Zelenskyyt ishte për të ardhur keq dhe se ata duhej të riparonin marrëdhëniet mes tyre.

”Është e rëndësishme që presidenti Zelenskyy të gjejë një mënyrë për të rivendosur marrëdhëniet e tij me presidentin amerikan”, tha Rutte.

Ai tha se e ka ngritur këtë çështje në bisedat telefonike me Zelenskyn dhe kryeministrin britanik, Keir Starmer.

Rutte kujtoi gjithashtu se gjatë presidencës së parë të Trumpit, SHBA-ja miratoi shitjen e sistemit raketor antitank ”Javelin”, i cili i mundësoi Ukrainës t’i kundërpërgjigjej Rusisë./ a.jor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?