Sekretari i përgjithshëm i NATO-s në Tiranë, pritet nga Xhaçka
Sot opozita e bashkuar do të zhvillojë protestën e radhës kombëtare, por nga ana Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka mbërritur pak minuta më parë në Tiranë. Stoltenberg sapo ka zbritur në aeroportin “Nënë Tereza”, ku edhe është pritur nga Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.
Ndalesa e parë e Stoltenberg do të jetë në Kryeministri, ku do të pritet nga Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar me takim dypalësh dhe një konferencë të shkurtër për shtyp.
Me pas Sekretari Stoltenberg do të zhvillojë një takim dypalësh në Presidencë. Pas këtij takimi, ai do të largohet nga Tirana për të udhëtuar drejt Maqedonisë.
KOHA JONË SONDAZH

