Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Guterres del kundër Amerikës dhe Izraelit: Dënoj sulmet ndaj Iranit

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, António Guterres del kundër sulmeve të Amerikës dhe Izraelit në Iran. ”E dënoj përshkallëzimin e sotëm ushtarak në Lindjen e Mesme. Përdorimi i forcës nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kundër Iranit, si dhe kundërpërgjigjja pasuese e Iranit në të gjithë rajonin, minojnë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”, tha Guterres.

Duke u bërë thirrje të gjitha shteteve anëtare të respektojnë detyrimet e tyre sipas së drejtës ndërkombëtare, përfshirë Kartën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Guterres rikujtoi se Karta ndalon qartë kërcënimin ose përdorimin e forcës kundër integritetit territorial ose pavarësisë politike të çdo shteti, apo në çfarëdo mënyre tjetër që bie ndesh me qëllimet e Kombeve të Bashkuara.’

“I inkurajoj fuqishëm të gjitha palët që të kthehen menjëherë në tryezën e negociatave”,-shtoi ai. Guterres theksoi gjithashtu se “nuk ka alternativë të qëndrueshme për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?