Sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së në Tiranë, zbardhet agjenda

Sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së Helga Maria Schmid, do të jetë të premten në Tiranë.

Siç njofton OSBE-ja, Schmid do të takohet me Presidentin Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama, ministren e Evropës dhe Punëve të Jashtme Olta Xhaçka dhe Kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla.

Pritet po ashtu, që zyrtarja e OSBE-së të takohet me ligjvënës të Shqipërisë, përfshirë përfaqësuese të Aleancës së Grave Parlamentare, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Ajo do të zhvillojë takime me kreun e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Guido De Sanctis dhe ekipin e tij.

SHKARKO APP