Seks në publik për 500 lekë, prostituta i vjedh telefenonin klientit

Gjykata e Tiranës dënoi një shtetas me 120 mijë lekë gjobë sepse kreu marrëdhënie seksuale në mjedis publik.

Edhe pse ngjarja ka ndodhur më 27 janar 2015, vendimi ndaj shtetasit Mehmet Gj. është marrë sot për “kryerjen e marrëdhënieve intime (orale) në ambiente publike me shtetasen Edlira A., e cila është e bashkëpandehur, por që gjykimi për shtetasin Mehmet Gj. është zhvilluar me procedurë të shkurtuar”.

Prokuroria e Tiranës njofton se personat Mehmet Gj. dhe Edlira A. janë njohur për herë të te vendi i quajtur Rreth–Rrotullimi “Shqiponja” dhe pas shkëmbimit të një bisede të shkurtër, kanë kryer marrëdhënie intime për 500 lekë (të vjetra).

Pas kësaj ngjarjeje organi i akuzës sqaron se mes çiftit kanë nisur konfliktet, pasi Mehmet Gj. nuk po gjente telefonin e tij dhe akuzoi partneren për vjedhje.

Pas mosmarrëveshjeve mes tyre në vendin e ngjarjes ka ndërhyrë policia dhe procesi u ndoq në rrugë ligjore.

 

 Ngjarja sipas Prokurorisë së Tiranës:

Me kërkesë të Prokurorisë Tiranë, gjykata ka dënuar me 120 mijë lekë gjobë shtetasin Mehmet Gj., i akuzuar për veprën penale “Prostitucioni”. Ky shtetas ka kryer marrëdhënie intime (orale) në ambjente publike me shtetasen Edlira A., e cila është e bashkëpandehur, por që gjykimi për shtetasin Mehmet Gj. është zhvilluar me procedurë të shkurtuar.

I PANDEHURI: Mehmet Gj.

 

AKUZUAR: Per vepren penale te «Prostitucionit» te parashikuar nga neni 113/2 te te Kodit Penal.

 

Ne daten 27.01.2015 rreth ores 16.30 shtetasi Mehmet Gj. ka qene duke ecur se bashku me nje kusheririn e tij në rr. Durrësit.

Tek vendi i quajtur Rreth – Rrotullimi “Shqiponja” shtetesja Edlira A. e ka goditur me shpulle ne pjesen e pasme te qafes. Mehmeti ka kujtuar se mos ishte ndonje i njohur, por ka pare nje femer qe nuk e njihte me pare. Fillimisht Mehmeti i ka bere nje kompliment asaj qe “qenke e mire”. Kjo shtetase i tha :  “dhe ti qenke i mire”, dhe nisi qe ta prekte ne trup.  Me pas Mehmeti e ka ftuar per kafe por vajza i tha : “ Mund te bejme dicka ne varesi te lekeve qe ke ”. Gruaja e pyeti se sa leke ke ne xhep dhe Mehmeti u pergjigj qe kam vetem 5 000 leke te vjetra. Gruaja i tha qe me kete shume lekesh mund te besh vetem seks oral. Me pas gruaja qe ishte shtetesja Edlira A. mori parate dhe filloi qe te bente marredhenie seksuale orale me shtetasin Mehmet.

Nje moment kjo shtetase eshte larguar pak dhe e ka lene marredhenien por Mehmeti i ka thene qe “s`kam mbaruar pune akoma” hajde perseri dhe Edlira eshte afruar dhe kane vazhduar aktin seksual. Pasi kane kryer marredhenie, Mehmeti ka ecur ne drejtim te rruges por ka rene ne nje pusete. Ai ka dale nga puseta dhe eshte larguar. Pasi ka ecur pak ka konstatuar se i mungonte telefoni celular. Per kete fakt eshte rikthyer tek vendi kreu marredhenien seksuale. Aty foli me nje roje objekti dhe me Edliren. Mehmeti kontrolloi dhe tek puseta ku u rrezua por nuk e gjeti telefonin. Aty ne kete moment ka ardhur policia dhe ka shoqeruar per ne Komisariat shtetasit Edlira A., Mehmet Gj. dhe rojen e nje objekti aty afer ku u krye marredhenia seksuale orale shtetasin E.B..

Eshte pyetur shtetasi Mehmet i cili e pranon faktin qe ka kryer marredhenie seksuale orale me shtetasen Edlira kundrejt pagimit te shumes se 5 000 lekeve te vjetra. Nje moment kjo shtetase eshte larguar pak dhe e ka lene marredhenien por Mehmeti i ka thene qe “s`kam mbaruar pune akoma”. Pasi kane kryer marredhenien Mehmeti eshte larguar. Ky shtetas shpjegon se i ka humbur telefoni gjate kohes qe po kryente marredhenie seksuale. Ai shpjegon se ka rene ne nje pusete gjate kesaj kohe. Mehmeti ka shkuar me pas nje roje objekti per te pyetur per telefonin si dhe ka kontrolluar tek puseta ku u rrezua, por nuk e ka gjetur telefonin.Me pas aty ka ardhur policia.

Eshte pyetur shtetesja Edlira, e cila e mohon faktin qe te kete kryer marredhenie seksuale orale. Kjo shtetase shpjegon se diten e ngjarjes se dy djem te rinj i kane kerkuar asaj kryerjen e marredhenieve seksuale dhe kjo shtetase nuk ka pranuar.

 

Eshte pyetur roja i objektit afer te cilit eshte kryer marredhenia seksuale orale, shtetasi E.B.. Ky shtetas shpjegon se diten e ngjarjes ka pare aty shtetasen Edlira, e cila qendron edhe here te tjera aty. Nje moment gruaja i thoshte djalit “ik more djale ik”, por djali i thoshte:  “nuk kam mbaruar pune akoma”. Me pas deshmitari eshte larguar. Ai shpjegon se gruaja ne fjale vjen shpesh ne kete zone. Ne disa raste ai ka degjuar se kjo grua i merr sende me vlere klienteve por keta te fundit nuk shkojne ne polici se u vjen zor. Pra deshmia e shtetasit E.B. eshte ne harmoni te plote me deklarimin e shtetasit Mehmet ne lidhje me faktet qe kane ndodhur gjate aktit seksual oral.

SHKARKO APP