“Seks online” zbulohet shtëpia e prostitucionit

Janë arrestuar në flagrancë 6 shtetase dhe  janë duke u proceduarn në gjendie të lirë 3 të tjera. Referuar njoftimit të policisë, më datë 15.06.2017, Specialistët e Seksionit Kundër trafiqeve të paligjëshme, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit “Chat Line 2”, në kuadër të të cilit kanë arrestuar në flagrancë shtetaset:

L. B., 34 vjeçe (Nenet 114, 170/a dhe 180)
J. H., 19 vjeçe (Neni 113)
E. T., 18 vjeçe (Neni 113)
K. A., 32 vjeçe (Neni 113)
I. U., 22 vjeçe (Neni 113)
E. A., 22 vjeçe (Neni 113)

Gjithashtu janë proceduar në gjendie të lirë shtetaset:
Xh. B., 18 vjeçe (Neni 113)
E. L, 24 vjeçe (Neni 113)
K. M., 23 vjeçe (Neni 113)

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga veprimet hetimore të kryera nga Specialistët e këtij Seksioni është arritur të identifikohet dhe goditet kjo veprimtari kriminale, ku shtetasja L. B., prej një periudhe kohore të gjatë, me anë të mashtrimit punësonte vajza të moshave të reja dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion, aktivitet i cili kryhej në apartamentin e kësaj shtetaseje në Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

7 njësi kompjuteri
7 ekrane kompjuteri
7 kamera për komunikime video online

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale, “Prostitucion”, “Shfrytëzim për  prostitucion”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”, parashikuar nga Nenet 113, 114, 170/a dhe 180 të Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?