Sekser për të përfituar një apartament, zbardhet arsyeja e konfliktit mes djalit të anëtares së KLP dhe ndërtuesit

Rei Meta, djali i anëtares së KLP këtë të hënë qëlloi me grusht për vdekje biznesmenin 55-vjeçar, Armando Meshaun. 33-vjeçari Rei Meta kishte ndërhyrë si sekser për një prej pronave që biznesmeni i ndërtimit kishte interes, duke i premtuar garanci se do t’i zgjidhte punë.

Sipas ”News24” i riu kishte premtuar zgjidhje për pronën e Armando Meshaut, duke përdorur emrin e të ëmës, që është anëtarja e KLP-së, Nurihan Seiti Meta dhe për punën që do bënte do të përfitonte një apartament që do t’i falej nga ndërtuesi në Vlorë.

33-vjeçari nuk e kishte mbaruar punën si sekser dhe 55-vjeçari e kishte zgjidhur çështjen me lidhje të tjera. Rei Meta pretendonte se ndërtuesi duhet t’i falte apartamentin dhe për këtë arsye nisi edhe konflikti mes tyre.

55-vjeçari kishte refuzuar t’ia kalonte në pronësi apartamentin Rei Metës dhe ditën e sotme u përballën në një kancelari në Vlorë aty konflikti verbal degradoi në dhunë fizike, ku si pasojë 55-vjeçari humbi jetën.

SHKARKO APP