Sektori “41 bis”/ Masa të rrepta sigurie, ja ku do të izolohen “kokat” e krimit (FOTO)
Kamera sigurie, tela me gjemba dhe policë të pajisur me kallashnikovë. Kështu do të jenë qelitë e paraburgimit 313 në Tiranë, që do të shërbejnë si vende izolimi për të dënuarit, që do t’i nënshtrohen aplikimit të regjimit të “egër” 41 bis. Në fotot, tregohen qartë masat e rrepta të sigurisë, që janë marrë për ruajtjen e “kokave” të krimit, që do të burgosen në këto qeli. Në Shqipëri të dënuarve që vijnë nga krimi i organizuar do t’u kufizohen jo vetëm takimet, por edhe do t’u regjistrohen bisedat, telefonatat si edhe do kenë një regjim ndryshe në qeli që nga minimizimi i sendeve personale deri tek dalja rrallë në ajrim.
KOHA JONË SONDAZH







