Sekuestrim i pasurive të Llallës, GJKKO shpall moskompetencë
Gjykata e Posaçme ka shpallur moskompetencën, duke ia kaluar Gjykatës së Tiranës, gjykimin e sekuestros së pasurive të ish-prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Vepra penale që akuzohet ish-prokurori i Përgjithshëm nuk është konpetencë e kësaj gjykate dhe në bazë të ligjit Antimafia këtë gjykim duhet ta bëjë Gjykata e Tiranës.
Hetimi u regjistrua nga Prokuroria e Durrësit më 15 mars 2018 me akuzat e fshehjes së pasurisë, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave. Ai u hetua edhe për veprën penale të “mosdeklarimit të shumave monetare në kufi”.
Dosja u dërgua në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe në korrik 2018, kjo gjykate vendosi sekuestron e pronave të ish-prokurorit të Përgjithshëm. Ish-prokurorit iu sekuestrua një apartament 67 metra katrorë në Durrës dhe katër parcela toke me sipërfaqe të përgjithshme prej rreth 22 mijë metrash katrorë në periferi të Tiranës.
KOHA JONË SONDAZH

