Sekuestrimi i medias. Manjani: Parimet e shtetit ligjor janë kompromentuar rëndë
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar për sekuestrimin e televizioneve “Ora News” dhe “RTV Ora” nga policia. Në një shënim në Facebook, Manjani shprehet se parimet e lirisë dhe shtetit ligjor janë kompromentuar rëndë.
“Me thënë të drejtën ajo që kam mësuar në këto 30 vitet e fundit, sulmi i pushtetit ndaj medias bëhet për dy arsye: Ose si hakmarrje për një pazar të prishur, ose si përpjekje për të ndërtuar një pazar të ri… Parimet e lirisë, demokracisë e shtetit ligjor janë të kompromentuara rëndë në këto raste. Dhe nuk merret më vesh se për faj të kujt ndodh kompromentimi… Uroj që SPAK të mos jetë pjesë e kësaj loje!”,- shkruan Manjani në një reagim në Facebook.