Sekuestro pronave të dy vëllezërve, të dënuar në Itali për prostitucion

 

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi sot me kërkesë të prokurorisë, sekuestron e  pronave dhe të pasurisë së dy vëllezërve nga Elbasani, të cilët janë dënuar në Itali me nga 25 vjet burg secili nën akuzë për “shfrytëzim prostitucioni”.  Në bazë të ligjit anti-mafia, gjykata sekuestroi dy njësi tregtare me sipërfaqe 110 metra katrore, si edhe 1000 metra katrorë tokë arë në qytetin e Elbasanit, në pronësi të babait të dy vëllezërve të cilët janë dënuar në Itali, Ferdinand dhe Ilir Dedja.

Prokuroria sipas hetimeve thotë se këto pasuri të regjistruar në emër të babait të dy vëllezërve Dedja, por ka dyshime se ato janë krijuar prej të ardhurave të përfituara nga aktiviteti kriminal në Itali.

SHKARKO APP