Sekuestrohen 15 mijë fishekzjarre, 10 persona të proceduar
Kapsollat dhe fishekzjarret do t’i mungojnë festimeve të këtij fundviti. Mbi 15 mijë lëndë piroteknike u sekuestruan nga Policia e Shtetet gjatë dy javëve të fundit në të gjithë vendin. Ndërkohë janë proceduar penalisht edhe 10 pronarë të subjekteve private që tregtonin në kundërshtim me ligjin.
Sasia më e madhe e lëndëve plasëse që nuk respektojnë normat e Bashkimit Europian u sukestua në Bulqizë. Policia bllokoi7680 kapsolla në dy dyqane të ndryshme gjatë një kontrollit rutinë. Bashkia e Tiranës, bashkë me bashkitë e tjera në rrethe do të jenë të vetmet institucione që do të organizojë hedhjen e kontrolluar të fishekzjarreve natën e ndërrimit të viteve.
Gjatë monitorimit nga uniformat blu, ka rezultuar se në mënyrë të fshehtë janë shitur lëndë piroteknike në tregjet industriale të Tiranës, ku janë proceduar edhe disa 5 persona. Nata e ndërrimit të viteve pritet të shënojë edhe më pak incidenten nga mjetet piroteknike, krahasuar me vitet e mëparshme.
KOHA JONË SONDAZH

