Sekuestrohen 180 kg kokainë dhe mbi 1 mln euro, pranga 6 trafikantëve

Policia italiane ka sekuestruar 180 kg kokainë dhe 112 kilogramë sustanca përzierës.

Mediat italiane shkruajnë se në kadër të operacionit të koduar “Deti Jon” janë arrestuar edhe 6 persona, të dyshuar si trafikantët e lëndëve narkotike.

Personat e arrestuar dyshohet se janë të gjithë drejtuesit dhe financuesit e një organizata që kishte si qëllim trafikimin ndërkombëtar të drogës. Gjatë hetimit, policia zbuloi një laborator për prerjen, paketimin dhe ruajtjen e substancave të cilat përdoreshin për përpunimin e drogës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi hetimor ka dokumentuar edhe një qërkullim të madh të parave, duke sekuestruar edhe 1 milion e 150 mijë euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

Forcat e ushtrisë kanë kryer kontrolle në banesat e 28 personave të tjerë në Calabria, Lazio, Lombardia, Piemonte dhe Sicili.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?