Sekuestrohen 19 tonë mbetje të pajisjeve elektrike në Ankona. Vinin nga Gjermania në Shqipëri
ANCONA – 19 tonë mbetje elektro-shtëpiake janë sekuestruara në portin e Ankonës nga Guardia di Finanza që shkatërruan një grup të trafikut të paligjshëm të mbetjeve elektrike nga Gjermania. Sipas mediave italiane, kamioni i ngarkuar me këto mbetje ishte nisur drejt Shqipërisë.
Në bordin e kamionit kishte pothuajse 19 ton mbetje elektrike dhe elektronike, përfshirë furrat, makinat larëse, të ardhura nga Gjermania, ndërsa nga kontrollet u zbulua se në dokumentacion mungonin certifikatat për transportimi i materialeve elektrike të përdorura.
Shoferi i kamionit, shqiptari 25-vjeçar dhe një tjetër shqiptar 44-vjeçar, përgjegjës për transportin, me banim në Gjermani, u proceduan penalisht nga autoritetet doganore. Të dy rrezikojnë gjobë nga 1.550 euro në 26,000 euro, përveç arrestimit deri në 2 vjet.
Ndërkohë në shkurt të këtij viti mbi 25 tonë mbetje të paligjshme, të gatshme për t’u dërguar në Shqipëri, janë bllokuar dhe sekuestruar në portin e Ankonës nga stafi i Agjencisë Doganore dhe Carabinieri del Noe, raportojnë mediat italiane.
Kujtojmë se në vitin 2019 si pjesë e kontrolleve të vazhdueshme nga policia italiane u sekuestruan 65 tonë mbetje.