Sekuestrohen 25 mijë euro në Kakavijë

Një shumë prej 25 mijë eurosh është sekuestruar nga Policia kufitare këtë të enjte në Kakavijë.

Policia sqaron se paratë i përkasin një 60-vjeçari i cili nuk i ka deklaruar në dalje të vendit. Si pasojë për këtë të fundit ka nisur procedimi penal.

Në bazë të analizës të riskut, në dalje të vendit, u kalua për kontroll në vijë të dytë, shtetasi J. K., të cilit iu gjetën në çantë, 25 000 euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shuma e parave, e padeklaruar nga ky shtetas konform ligjit në fuqi, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. K., 60 vjeç, banues në fshatin Zagori”,- thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?