Sekuestrohen 31 kg kanabis në Tropojë

 

31 kg lëndë narkotike kanabis sativa janë sekuestruar nga policia e Tropojës. Në sajë të operacionit të koduar “Liqeni”, droga është gjetur e ndarë në 4 thasë dhe 2 qese plastike. Policia ka arrestuar poseduesin e drogës, Shiqer Maklekaj 48 vjeç, banues në Breg Lumi në Tropojë. Droga ndodhej në formën e boçes dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Mbi 48-vjeçarin rëndon akuza e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve. 

SHKARKO APP