Sekuestrohen 32 kilogramë lëndë narkotike në Kukës, disa të arrestuar

Në pikën kufitare në Qafë Prush janë sekuestruar mbi 32 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis. Lënda narkotike u gjet në një automjet tip “Peugeot” me të cilin transportohej lënda narkotike.

Për këtë është arrestuar një 38-vjeçar nga Kosova, i cili transportonte lëndën narkotike të ndarë në disa pako.

Në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, janë prangosur 2 prej të dyshuarve si organizatorë të sigurimit dhe të trafikimit të lëndës narkotike.

Po ashtu, janë identifikuar 3 shtetas të tjerë, të përfshirë në këtë rast dhe autoritete po kryejnë kontrolle për kapjen e tyre.

SHKARKO APP