Sekuestrohen 40 kg kanabis e mijëra euro në Athina, arrestohen tre persona, një prej tyre shqiptar

Departamenti i anti drogës ne Athinë, ka sekuestruar në lagjen Nea Zmirni, sasinë prej 40 kg kanabis sativa (35.5 kanabis i thatë dhe 4.6 në formë çokollate).

Sipas bluve të Athinës, 3 persona u arrestuan, dy grekë dhe një shtetas shqiptar, ndërsa u sekuestrua shuma prej 10.000 euro, një peshore elektronike dhe 7 telefona celularë.

Lënda narkotike vinte nga Shqipëria dhe tre të arrestuarit e shpërndanin atë në zonën e qendrës së Athinës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të arrestuarit do të dërgohen në gjykatë për masë sigurie, ndërsa hetimit lidhur me aktivitetin e bandës, do të vazhdohen prej policisë greke.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?