Sekuestrohen 50 mijë euro në Audin luksoz. Policia jep detajet

Në doganën e Muriqanit janë sekuestruar një shumë prej 50 mijë eurosh.

Sipas policisë ato u gjetën në një automjet tip Audi i cili drejtonej nga shtetasi me iniciale B.M, 31-vjeç.

Njoftimi i policisë

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia Kufitare godet një tjetër rast të mosdeklarimit të parave në kufi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sekuestrohen 50.000 Euro, procedohet penalisht poseduesi.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe analizës së rriskut, shërbimet e Policisë Kufitare kanë kaluar në vijën e dytë për kontroll më të detajuar një automjet tip Audi.

Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në automjetin tip Audi që drejtohej nga shtetasi B. M. 31 vjeç banues në Tiranë, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në një valixhe 50.000 Euro, të cilat shtetasi B. M. nuk i kishte deklaruar. Shuma e parave u sekuestrua në cilesinë e provës materiale

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Shkodër, u procedua në gjëndje të lirë shtetasi B. M. për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë“ dhe materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?