Sekuestrohen armë zjarri, municione luftarake dhe drogë

Katër automatikë, 4 krehëra model 56, 210 fishekë model 56 si dhe 246 kg kanabis janë sekuestruar nga Policia e Vlorës ditën e djeshme në fshatin Kuç, ndërsa është shpallur në kërkim një 35-vjeçar. Policia njofton se armët janë gjetur në stanin e shtetasit me iniciale A.N., ndërsa policia po punon për kapjen e tij.

Njoftimi i Policisë

Strukturat Policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë ditën e djeshme në fshatin Kuç, në stanin e shtetasit A.N., kanë sekuestruar: 4 armë zjarri tip automatik, 4 krehëra model 56, 210 fishekë model 56 si dhe 246 kg kanabis.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në përfundim të veprimeve hetimore është bërë shpallja në kërkim e shtetasit A.N, 35-vjeç, banues në Kuç, si dhe po punohet intesivisht për kapjen dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprat penale ”Prodhim, shitja e narkotikëve” dhe ”Mbajtja pa leje e prodhimi armëve shpërthyese dhe municionit”, parashikuar nga nenet 283/1 dhe 278/3 të Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?