Sekuestrohen kanabis dhe kokainë, policia arreston 24-vjeçarin. Ja ku iu gjet lënda narkotike

Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës pasi u kap me 2.5 kg kanabis sativa dhe një sasi lendë narkotike kokainë.

Policia thotë se në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas mund të posedonte lëndë narkotike në subjektin e tij, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat është arrestuar në flagrancë shtetasi G. A., 24 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, rreth 2.5 kg lëndë narkotike kanabis dhe një sasi lënde narkotike kokainë”, thotë policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?