Sekuestrohen mbi 128 kg marijuanë në kufirin shqiptaro-grek, bien në pranga 3 shqiptarë

Sekuestrohen mbi 128 kg marijuanë në dy operacione të ndryshme të policisë greke në kufirin greko-shqiptar pranë Igumenicës.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Petusiou, Igumenice, u ndalua një automjet që vinte nga kufiri i gjelbër në të cilin u gjetën dhe sekuestruan 41 pako me 77 kg 270 gram marijuanë. Në prangat e policisë ra shoferi shqiptar 30-vjeç.

Gjithashtu sot pas mesnate, një tjetër opracion është zhvilluar në rrugën bujqësore në Drimitsa, Igumenicë, u kapën dy shqiptarë përkatësisht 24 dhe 29-vjeç, teksa transportonin në këmbë çanta që përmbanin 48 pako me 51 kg 10 gram marijuanë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa në total janë sekuestruar 128 kg 280 gram marijuane, 1370 euro, 3 celulare, 1 automjet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?