Sekuestrohet kokainë gati për shitje, pranga 50-vjeçarit në Tiranë

Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga një 50-vjeçar i cili është kapur me 87 gram kokainë e bërë gati për shitje në 174 doza.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës dhe goditjeve të njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, finalizoi me sukses operacionin e koduar “Recidivist”, ku u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 50 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Sekuestrohet kokainë gati për shitje, pranga 50-vjeçarit në Tiranë

Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë janë marrë informacione në rrugë operative se shtetasi A. M., shiste në qytetin e Tiranës lëndë narkotike droga të forta kryesisht kokainë, personave të ndryshëm përdorues të lëndëve narkotike, të cilën e siguronte jashtë qytetit të Tiranës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana e punonjësve të Policisë të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve pas një pune intensive është bërë e mundur kapja në flagrancë e personit të lartpërmendur me doza lënde narkotike Kokainë, e gatshme për tu hedhur në treg në zonën e Alliasit ku gjatë kontrollit fizik dhe në banesë iu gjet dhe iu sekuestrua 87 gram lëndë narkotike kokainë e ndarë në doza.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu u sekuestrua edhe 1 automjet i markës Mercedez Benz me të cilin lëvizte i dyshuari për tregtimin e lëndës narkotike.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?