Selanik, një person sulmon me thikë një grua dhe djalin e saj
Një tjetër ngjarje e përgjakshme ka ndodhur mëngjesin e së hënës në Selanik, konkretisht në rrugën Dafnis 3.
Një 50-vjeçar ka debatuar me një grua 40-vjeçare dhe me djalin e saj 19-vjeçar.
Më pas situata është acaruar dhe 50-vjeçari i ka sulmuar ata me thikë. Për pasojë nëna dhe djali i saj 19-vjeçar kanë mbetur të plagosur rëndë me thikë dhe janë dërguar me urgjencë në spital. Autori i kësaj ngjarje të rëndë vijon të jetë i lirë.
Po gjatë mëngjesit të sotëm një ngjarje kriminale ndodhi në Selanik ku një burrë vrau me thikë gruan e tij.