Selenicë, bllokohet fuoristrada me dy pasagjerë. Pritet ndërhyrja e helikopterit
Një fuoristradë me dy pasagjerë, burrë e grua, është bllokuar nga ujërat e lumit Vjosë, në Selenicë të Vlorës.
Fuoristrada, e cila ka qenë duke udhëtuar në zonat e prekura nga reshjet e dendura të shiut të një dite më parë, që sollën fryrjen e lumit Vjosa dhe daljen e tij nga shtrati, është spostuar nga ujërat në vendin e quajtur Bishti i Malit.
Pasagjerët raportohen të jenë të frikësuar dhe në gjendje paniku, ndërkohë që pritet mbërritja e një helikopteri, që do t’i nxjerrë ata nga fuoristrada e bllokuar.
KOHA JONË SONDAZH

