Selia e PS në skenë krim@, mbërrijnë ekspertët për të marrë provat

Pasi u hodhën shashka në drejtim të godinës së Kryeministrisë, protestuesit u zhvendosën te selia e Partisë Socialiste. Menjëherë nisi e njëjta situatë duke hedhur molotov në drejtim të godinës së Partisë Socialiste. Si pasojë e shpërthimit, menjëherë nisi zjarri në godinën e PS-së, e cila në hyrje kishte imazhin e kreut të saj, Edi Rama i cili mori flakë. Sakaq selia e PS-së është një skemë krimi, pasi kanë mbërritur ekspertët për të mbloedhur provat pas shpërthimit të molotovëve nga protestuesit. Banderola dhe një pjesë e jashtme e godinës u përfshi nga flakët pas plasjes së njëpasnjëshme të molotovëve. Gjithashtu nga shpërthimi u rrezikua edhe jeta e gazetarëve, protestuesve dhe operatorëve.

SHKARKO APP