”Sëmundja ka mbërthyer opozitën”, ministrja Spiropali: S’ka tolerancë për thyerje rregullash

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali thotë se sëmundja ka kapluar opozitën. Në një intervistë për Euronews Albania, ajo tha se opozita duhet të gjejë rrugën dhe veten duke shtuar se kjo nuk është në dorë të mazhorancës. Këtë e tha kur u pyet sepse mazhoranca nuk po tregohet tolerante ndaj sjelljeve të opozitës.

”Ajo që shohim aty nuk është shkak, është një pasojë. Ajo nuk është sëmundja, është një simptomë. Sëmundja është shumë më e rëndë dhe shumë problematike. Duhet patjetër që opozita ta gjejë rrugën dhe veten. Kjo nuk na përket ne. Nuk është në detyrën dot të përcaktojmë se cili do të ngrihet nga karrigia e Komisionit Zgjedhor dhe cili do të ulet në atë karrige.

Ne kemi rënë dakord të ngremë një Komision Parlamentar për çështje të Reformës Zgjedhore dhe aq mund të bëjmë ne. Nuk është as normë ndërkombëtare, as kërkesë e BE, por ne me vetëdijen që duhet të dalim nga aty me një reformë dhe me disa masa e reflektime, kemi rënë dakord të ulemi në atë tryezë”,-tha ajo.

SHKARKO APP