Senati amerikan miraton anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

Senati amerikan miratoi të mërkurën pranimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO me 95 vota për, duke dërguar një mesazh të fortë dypartiak mbështetjeje për zgjerimin e aleancës perëndimore kundër Rusisë.

Udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer, një demokrat nga Nju Jorku tha se kjo është një votë shumë e rëndësishme për sigurinë amerikane në mbarë botën.

Presidenti amerikan Joe Biden ka përshëndetur këto miratim duke e quajtur një votim historik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Senati miratoi me shumicë dërrmuese bashkimin në NATO të partnerëve tanë të ngushtë, Finlandës dhe Suedisë. Ky votim historik dërgon një sinjal të rëndësishëm të angazhimit të qëndrueshëm, dypartiak të SHBA ndaj NATO-s, duke siguruar që Aleanca jonë të jetë e përgatitur për të përballuar sfidat e së sotmes dhe së nesërmes.”, tha Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?