Senati miraton projektligjin që e shpall shtatzëninë për të tjerët “krim universal”
Surrogacia është një krim universal. Ligji do të hyjë në fuqi dhe tashmë mbi 50 çifte, të shqetësuara për efektet e tij, janë gati të luftojnë përmes rrugëve ligjore.
Pas një reflektimi të gjatë, projektligji – i cili përcakton shtatzëninë për të tjerët si një “krim universal” – u miratua nga Senati më 16 tetor dhe do të botohet në Fletoren Zyrtare të hënën më 18 nëntor.
Ligji u nënshkrua nga presidenti i Republikës Sergio Mattarella më 4 nëntor, përpara se të nisej për vizitën e tij në Kinë.
Shtatzënia për të tjerët ishte e ndaluar tashmë në Itali, por tani, me dispozitën e re, një çift që përdor GPA edhe në një vend tjetër ku surrogacia lejohet – mund të akuzohet me dënime që variojnë nga tre muaj deri në dy vjet burg – dhe me gjobë deri në një milion euro. //a.i/ ATSH