Senatori amerikan Steve Daines, viziton bazën ajrore të Kuçovës

Senatori i SHBA-së, Steve Daines gjatë vizitës në Shqipëri, përveç takimeve me zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar, vizitoi edhe bazën ajrore të Kuçovës, ku Shqipëria dhe NATO po përmirësojnë objektet për operacionet e NATO-s.

Senatori u takua me Presidentin Begaj, Kryeministrin Rama, ministren e Jashtme, Xhaçka dhe udhëheqës të tjerë politikë, thuhet në një postim të Ambasadës së SHBA në rrjetet sociale.

Ai vlerësoi udhëheqjen e Shqipërisë në mbështetje të Ukrainës dhe pritjes së afganëve, dhe mirëpriti lidhjet ekonomike në rritje SHBA-Shqipëri dhe bashkëpunimin në sektorin e energjisë. Senatori ripohoi bashkëpunimin tonë në mbrojtje si aleatë të NATO-s dhe mbështetjen e SHBA për sigurinë kibernetike të Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me Shefin e Shtabit, gjeneral brigade Kingji, senatori Daines vizitoi bazën ajrore të Kuçovës, ku Shqipëria dhe NATO po përmirësojnë objektet për operacionet e NATO-s.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Senatori Daines shfrytëzoi gjithashtu rastin për të vizituar qytetin historik të Beratit, i cili është në Trashëgiminë Botërore të UNESCO-s”, njofton Ambasada e SHBA-së.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?