Senatorja italiane: Politika shqiptare t’i kushtojë më shumë vëmendje sistemit të drejtësisë
Senatorja italiane Emma Bonino i bën thirrje politikës shqiptare dhe veçanërisht qeverisë që t’i kushtojë më shumë vëmendje sistemit të drejtësisë.
Për Ora News ajo shprehet se tashmë është bërë shumë punë dhe se nuk duhet të ndalet angazhimi për integrimin në Bashkimin Evropian.
Emma Bonino: Unë mendoj se Shqipëria mes shumë vështirësish që ka pasur ka bërë hapa të rëndësishme përpara. Natyrisht atmosfera e 27 vendeve anëtare të BE nuk është kaq entuziaste për të pranuar zgjerimin me vende të reja të Bashkimit Europian, por këtë gjë Shqipëria e dinte që më parë. Mendoj se është mjaft e rëndësishme ruajtja e gjithçkaje të arritur deri më sot, ecja përpara pasi nuk ka gjë më delikate sesa politika e klima jo aq miqësore sot e vendeve anëtare mund të ndryshoj. Unë mendoj e u them miqve shqiptarë, por dhe në përgjithësi atyre europianë se kjo është rruga e duhur e nuk duhet të ndalen as nga pengesat e as nga opinionet ndryshe.
Bonino pranon se vendet e BE nuk janë entuziaste për të pranuar zgjerimin e unionit.
Emma Bonino: Mendoj se sistemi i drejtësisë është pika e dobët jo vetëm e Shqipërisë por dhe Italisë, ku sistemi gjyqësor është mjaft i kritikuar, diskriminues e jo efikas.
Ajo që i kërkoj qeverisë shqiptare sot është t’i kushtojë një vëmëndje mjaft të veçantë dosierit të gjyqësorit, shtetit të së drejtës pasi është dhe baza e zhvillimit ekonomik të vendit.
Senatorja shprehet e shqetësuar dhe për klimin e krijuar në Itali mbi emigracionin. Madje ajo shprehet se po punohet për të kundërshtuar bllokadën që po ngrihet.
KOHA JONË SONDAZH

