Sensibilizohet “Hollywood”, një tjetër aktor bën thirrje për të mbrojtur Lumin Vjosa

Pas thirrjeve të njëpasnjëshme të aktorit të njohur, Leonardo Di Caprio për mbrojtjen e Lumit Vjosë, në Shqipëri, një tjetër aktor i është bashkuar listës.

Bëhet fjalë për Edward Norton, i cili përmes një postimi në Twitter, kërkon mbështetjen e të gjithëve për të mos lejuar dëmtimin e lumit.

“Lumi Vjosa rrjedh i paprekur nga burimi në det dhe grupet e komunitetit lokal në Shqipëri po bëjnë thirrje që ai të mbrohet përmes krijimit të një parku të ri kombëtar. Tregoni mbështetjen tuaj, ndani filmin e Patagonia me #VjosaNationalParkNow”, ka shkruar Norton.

Postimi në Twitter:

SHKARKO APP